Ndërlidhjet

Shefi i agjencisë atomike i shqetësuar rreth K. Veriore


Zbulimet për programin e zgjeruar bërthamor të Koresë Veriore janë shqetësuese ka thënë shefi i Agjencisë së OKB-së për Energji Bërthamore, Jukija Amano.

Koreja Veriore ka thënë këtë javë se po punon në një kompleks për pasurimin e uraniumit me mijëra centrifuga, i cili mund të ofrojë shtetit të izoluar një rrugë të dytë për krijimin e bombës atomike.

“Ka qenë shumë shqetësuese kur mësova nga raportet e fundit mbi fabrikën e re për pasurimin e uraniumit”, ka thënë Amano para bordit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
XS
SM
MD
LG