Ndërlidhjet

Reshje të mëdha në Ballkan, dimër polar në Evropë



Reshje të mëdha të shiut kanë shkaktuar evakuimin e qindra njeërzve në Ballkan.

Pjesa verilindore e Shqipërisë vazhdon të përballet me përmbytje. Niveli i ujit në Shkodër mëngjesin e sotëm ishte më i lartë se dje.

Qindra njerëz në Serbi dhe Mal të Zi gjithashtu janë evakuuar nga prurja e lumenjve.

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulta kanë shkaktuar viktima në Evropën qendrore dhe perëndimore.

Zyrtarët thonë se mund të priten përmbytje të reja pas rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

Këtë javë, temperatura e ulta kanë marrë jetën e 26 njerëzve në Evropën qendrore, përfshirë 18 të vdekurit në Poloni.

Në Gjermani, tre njerëz e humbën jetën gjatë natës në aksidentet rrugore të shkaktuara nga bora e madhe dhe akulli.

Aeroportet në Angli, Zvicër, Gjermani, Francë e Çeki, për shkak të borës pezulluan shumë fluturime.
XS
SM
MD
LG