Ndërlidhjet

Thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet



Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi dhe "Fondacioni Biljana Kovaçeviq Vuço", u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Drejtori ekzekutiv i Komitetit të Helsinkit, Ivan Kuzminoviq, deklaroi në Çagllavicë se serbët e Kosovës munden dhe duhet të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, pa pasur frikë nga ndonjë regim negativ nga ana e autoriteteve në Beograd.

Dushan Bogdanoviq, drejtor i fondacionit Biljana Kovaçeviq Vuço, konsideron se Kosova po shkon drejt pjekurisë së plotë politike.

Bogdanoviq konsideron se përvoja e serbëve pas konflikteve në ish republikat jugosllave, ka treguar se ata më shumë janë dëmtuar sesa kanë përfituar kur janë mbështetur te direktivat nga Beogradi.
XS
SM
MD
LG