Ndërlidhjet

Thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje


Partitë politike në Kosovë po zhvillojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Partitë politike në Kosovë po zhvillojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Serbët e Kosovës duhet të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit nëse duan të jenë pjesë aktive e shoqërisë, thanë përfaqësues të shoqërisë civile nga Serbia. Gjatë një konference të mbajtur në Çagllavicë, ata u bënë thirrje serbëve të dalin në votime, duke besuar se kësaj radhe komuniteti serb ka një ofertë të mirë nga kandidatët që garojnë në këto zgjedhje.


Përfaqësues të shoqërisë civile nga Serbia u bënë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe mos ta bojkotojnë këtë proces.

Gjatë një konference për gazetarë të mbajtur në Qendrën Mediale në Çagllavicë, ata vlerësuan se nëse serbët duan të jetojnë në Kosovë, atëherë duhet të bëhen pjesë aktive e zhvillimeve në këtë vend dhe mos të mbesin peng i politikës së Beogradit zyrtar.

Drejtori ekzekutiv i Komitetit të Helsinkit në Serbi, Ivan Kuzmanoviq, tha se këto ditë ka vizituar vendbanime me serbë, ku ka vërejtur disponim të mirë për të dalë në zgjedhje.

Përderisa në zgjedhjet e kaluara kishim kandidatë të imponuar nga Beogradi, këtë herë janë përfaqësues autentikë të bashkësive lokale ku jetojnë serbët. Një lajm krejt i mirë është se mesazhi që vjen nga Beogradi për serbët, është se nuk do të kenë pasoja nëse dalin në zgjedhje”, tha Kuzmanoviq.

Ai po ashtu tha se do të bëjnë përpjeke që edhe serbët e Mitrovicës të kuptojnë realitetin e Kosovës, nëse duan të jetojnë në Kosovë.
Serbët në veri janë larg asaj që të kuptojnë atë që kanë kuptuar serbët në pjesën tjetër të lumit Ibër.

“Serbët në veri janë larg asaj që të kuptojnë atë që kanë kuptuar serbët në pjesën tjetër të lumit Ibër. Unë dëshiroj që edhe ata të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të kuptojnë se e ardhmja e tyre politike është e lidhur me përfaqësuesit politikë në Prishtinë”, theksoi Kuzmanoviq.

Ndërkaq, Dushan Bogdanoviq, nga Fondacioni “Bilana Kovaçeviq - Vuço”, tha se zgjedhjet aktuale dëshmojnë se Kosova po lëviz në drejtim të një pjekurie të plotë politike dhe institucionale.

“Nëse ajo çka ndodhi në vitet e 90-ta, që filloi me luftën dhe përfundoi me pavarësinë e Kosovës, ishte një tërmet, tani këto janë lëvizje të qetësimit të tokës dhe hyrjes së shoqërisë kosovare në çështje rutinore dhe në lëvizjet demokratike”, tha Bogdanoviq.

Në debat ka marrë pjesë edhe ish-kryetari i Komunës së Kninit në Kroaci, Drago Kovaçeviq. Edhe ai tha se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Për zgjedhjet e 12 dhjetorit janë certifikuar 8 subjekte politike nga radhët e komunitetit serb.

Lexoni edhe këto:
Nuk lejojnë hapjen e vendvotimeve
Serbët e veriut sërish kundër zgjedhjeve
XS
SM
MD
LG