Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Uzbekistani t'i përmirësojë të drejtat e njeriut



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i bëri thirrje presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, që t'a përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut.

Pas takimit të tyre në Tashkent, Klinton tha se ka kërkuar nga ai "që të demonstrojë përkushtimin e tij përmes një vargu masash për të siguruar se të drejtat e njeriut dhe liritë themelore janë vërtetë të mbrojtura".

Klinton foli me udhëheqës fetarë, gazetarë dhe punonjës të organizatave joqeveritare gjatë qëndrimit të saj në kryeqytetin uzbek.

Klinton mbërriti në Uzbekistan nga Kirgizia.
XS
SM
MD
LG