Ndërlidhjet

Putin përshëndet vendimin e FIFA-s



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin e ka përshëndetur vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit që Rusia të jetë mikpritëse e Botërorit 2018.

"Ky vendim sigurisht që korrespondon me filozofinë e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në mbarë botën, sidomos në rajonet që kanë nevojë për një zhvillim të tillë. Rusët e duan futbollin, ata e dinë çfarë është futbolli, dhe vendi ynë ka gjithçka të nevojshme për të qenë mikpritës i suksesshëm i Botërorit 2018", tha Putin.

Në garë për të organizuar lojërat ishin dyshet Spanja-Portugalia dhe Holanda-Belgjika.

Shtetet e Bashkuara, Japonia, Korea Jugore dhe Australia konkurruan për Botërorin 2022, i cili do të mbahet në Katar.
XS
SM
MD
LG