Ndërlidhjet

Irani bën arrestime për vrasjen e shkencëtarit bërthamor



Shefi i inteligjencës në Iran, Heidar Moslehi, tha se janë arrestuar disa persona në rastin e vrasjes së shkencëtarit bërthamor.

Autoritetet thanë se të hënën vrasësit i kishin ngjitur bombat në makinat e dy shkencëtarëve bërthamorë teksa ata shkonin në punë në Teheran.

Njëri shkencëtar e humbi jetën, ndërsa tjetri mbeti i plagosur.

Moslehi gjithashtu i akuzoi agjencitë e spiunazhit të SHBA-ve, Izraelit dhe Britanisë për përzierje në rastin.
XS
SM
MD
LG