Ndërlidhjet

Zbulohet mikrobi që ushqehet me arsenik



Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një mikrob të çuditshëm, i cili mund të përdorë arsenikun si pjesë të ushqimit.

Bakteria e pazakonshme u zbulua në një liqen në Kaliforni.

Deri vonë, gjashtë elemente kryesore janë konsideruar themelore për jetën: karboni, hidrogjeni, azoti, oksigjeni, fosfori dhe sulfuri.

Por kërkuesit kanë gjetur se bakteria është e aftë të zhvillohet pasi fosfori të zëvendësohet me arsenikun.

Zbulimi e zgjëron mundësinë për gjetjen e formave të ndryshme të jetës në Tokë dhe mundësisht në planetet tjera apo në hënat e tyre.
XS
SM
MD
LG