Ndërlidhjet

logo-print

WikiLeaks: Shqetësime britanike për fluturimet sekrete të SHBA-ve


Zyrtarët britanikë dyshohet se janë ankuar te diplomatët e Shteteve të Bashkuara, për shkak të fluturimeve sekrete spiune amerikane, që i kanë përdorë bazat e jashtme ajrore britanike.

Kjo raportohet në dokumentet sekrete diplomatike të Shteteve të Bashkuara, të publikuara nga WikiLeaksi.

Njoftimet e dërguara nga Ambasada amerikane në Londër në vitin 2008, tregojnë se zyrtarët britanikë, së pari dëshironin që Shtetet e Bashkuara të kërkonin leje për përdorimin e bazave, kryesisht një bazë në Qipro.

Londra kishte frikë se të dhënat e tubuara gjatë këtyre misioneve fluturuese spiune të Shteteve të Bashkuara, do të mund e implikonin vendin e tyre në shkelje potenciale të të drejtave të njeriut.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara i kishin hedhur poshtë shqetësimet e këtilla, duke argumentuar se ato mund t’i pengonin përpjekjet kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG