Ndërlidhjet

Erekat: Izraeli i ka zgjedhur “vendbanimet e jo paqen”


Palestinezët kanë kritikuar vendimin e Izraelit, për vazhdimin e planeve për ndërtimin e 625 shtëpive të reja, në pjesën lindore të Jerusalemit.

Ministria e brendshme izraelite, ka konfirmuar mbrëmë, se projekti i ri i shtëpive në Pisgat Zeev, një hapësirë me 50 mijë banorë, është lejuar nga një komitet planifikues lokal, në fund të muajit të kaluar.

Por, kërkohen edhe miratime të tjera në nivelin lokal dhe atë shtetëror, kështu që ndërtimi nuk do të mund të filloj edhe së paku dy vite.

Negociatori palestinez, Saeb Erekat, tha se Izraeli i ka zgjedhur “vendbanimet e jo paqen”.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev, ka refuzuar të bëjë komente.
XS
SM
MD
LG