Ndërlidhjet

Drashkoviq: Bisedimet me Kosovën – të shkurtëra dhe të sinqerta


Lideri i Lëvizjes së Ripërtritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, ka vlerësuar se bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të jenë “të shpejta dhe të siqnerta” dhe se nuk do të guxonte të përsëritej “strategjia e gabuar shtetërore për Kosovën në dhjetë vitet e fundit”.

“Si shtet jemi në rrezik të madh nëse i lejojmë serbët profesionalë, që përsëri të eksperimentojnë dhe që në këto bisedime të kthehen në fillim dhe të provojnë që strategjia e gabueshme shtetërore dhjetëvjeçare për Kosovën, përsëri të kthehet në binarët e vjetër”, i tha Vuk Drashkoviq, agjencisë Beta.

Ai mëtutje është shprehur se “me pakënaqësi” i dëgjon paralajmërimet për këto bisedime pasi fitohet përshtypja se dikush në Serbi planifikon që dialogun me Prishtinën ta paraqes si “dialogun e parë dhe negociatat e para, të cilat në fund, duhet të përfundojnë me njëfarë bisede për status”.

“Ky është rrezik i madh” tha Drashkoviq dhe shtoi se “mendoj se bisedimet duhet të jenë të shpejta dhe të sinqerta”.

Vuk Drashkoviq ka theksuar se “në Kosovë duhet ta mbrojmë atë që është Jerusalemi i Serbisë, e këto janë kishat, manastiret, përmendoret shpirtërore dhe historike dhe popullin tonë në Kosovë”.

Në këtë kuadër ai e ka shtruar çështjen se “a jemi për mbrojtjen e Jeruslamit serb ose jemi për sovranitet ndaj hektarëve joserbë, kjo është pyetje në të cilën duhet të përgjigjemi”.
XS
SM
MD
LG