Ndërlidhjet

Irak: Nga ndeshja e dy autobusave – 16 vetë e humbën jetën


Zyrtarët e Irakut thonë se 16 vetë, përfshirë 14 piligrinë iranianë, që vizitonin hapësirat e shenjta shiite në Irak, sot kanë humbur jetën nga ndeshja e dy autobusave në provincën Babil, në jug të Bagdadit.

Zëdhënësi policor në Babil, Muthana Khalid, tha se autobusët po bartnin pelegrinët irakianë dhe iranianë në qytetin jugor Hillah, kur ata u ndeshën dhe u rrokullisën.

Mjekët në spitalin kryesor në Hillah i konfirmuan viktimat dhe thanë se dy nga ata që kishin vdekur, ishin irakianë.

Pelegrinët shiitë udhëtojnë nga e gjithë bota për t’i vizituar tempujt dhe xhamitë në Irak.
XS
SM
MD
LG