Ndërlidhjet

Berluskoni viziton Rusinë



Kryeministri italian është në vizitë zyrtare në Rusi. Vizita e Berluskonit përkon me daljen e dokumentave të klasifikuara të diplomacisë amerikane, ku mes të tjerash thuhej se kryeministri italian ka një raport të afërt me Vladimir Putinin, çfarë nuk është e pëlqyeshme për të tjerët.

Të njëjtat burime pohojnë se takimet mes dy kryeministrave përfshijnë dhe shkëmbime dhuratash tepër të shtrenjta. Besohet se Berluskoni dhe aleatët e tij të ngushtë përfitojnë nga kontratat e mëdha në fushën e energjisë mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG