Ndërlidhjet

Qiproja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës



Qëndrimi ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, përsëriti ministri i Jashtëm i Qipros, Markos Kiprianou, në fillim të vizitës së tij në Serbi.

Kiprianou theksoi se "Kosova është pjesë e Serbisë, që administrohet nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit". Ai ka shtuar se shpreson për një fillim të shpejtë të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Qiproja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG