Ndërlidhjet

Presidenti Obama në Afganistan



Presidenti amerikan, Barak Obama, ka arritur për një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan, raportojnë burimet nga terreni.

Zyrtarët amerikanë thanë se në pamundësi të takimit për shkak të motit të keq, Obama do të zhvillojë një videokonferencë me presidentin afgan, Hamid Karzai, nga baza Bagram.

Udhëtimi i dytë i presidentit Obama në Afganistan realizohet në kohën kur Shtëpia e Bardhë po përgatitet të publikojë rishikimin e strategjisë amerikane për luftën afgane.
XS
SM
MD
LG