Ndërlidhjet

Berisha vlerëson rolin e EULEX-it



"Shqipëria vlerëson kontributin e rëndësishëm që EULEX-i po jep në konsolidimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe mbështet plotësisht përpjekjet e misionit dhe të institucioneve demokratike të shtetit më të ri europian për konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor, garantimin e të drejtave dhe lirive të individit dhe minoriteteve", tha kryeministri Sali Berisha në takimin me shefin e Misionit EULEX në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac.

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Berisha ka ritheksuar se Kosova është kthyer tashmë në faktor paqeje dhe sigurie në rajon.

Xavier Bout de Marnhac ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë dhe i jep misionit EULEX dhe Kosovës.

Ai vlerësoi edhe rolin që Shqipëria luan si një faktor i rëndësishëm inkurajues për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit, në shërbim të paqes e stabilitetit në rajon.
XS
SM
MD
LG