Ndërlidhjet

Shkupi kërkon ndihmën e Athinës për zhbllokimin e bisedimeve me BE



Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski i ka dërguar një letër homologut grek Dimitris Drucas, përmes së cilës kërkon mbështetje nga Greqia për zhbllokimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Letra është dërguar në prag të takimeve të këshillit të ministrave të BE-së dhe Këshillit të Evropës që mbahen në dhjetor.

"Vendi im dy vjet me radhë kualifikohet për fillimin e bisedimeve", shkruan Milloshoski, duke shtuar se ky "status është i paqëndrueshëm" për një vend kandidat për anëtarësim në BE, dhe se me këtë vihet në pikëpyetje kredibiliteti i Bashkimit Evropian.

Ministri maqedonas konsideron se mbështetja e Greqisë do të krijonte klimë pozitive të mirëbesimit ndërmjet Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit.
XS
SM
MD
LG