Ndërlidhjet

Rusia dorëzon dokumenta mbi masakrën e Katinit



Rusia i ka dorëzuar Polonisë dokumenta të reja mbi masakrën e Katinit. Në këtë masakër, të kryer nga policia sekrete sovjetike në vitin 1940, u masakruan 20 mijë oficerë dhe intelektualë të njohur polakë.

Kryeministri polak Donald Tusk e mirëpriti lëvizjen ruse, duke e cilësuar si "një hap të rëndësishëm". Ai shtoi se vendi i tij dëshiron marrjen e gjithë dokumentacionit mbi vrasjet në mënyrë që kjo çështje të mbyllet me dinjitet.

Moska ka filluar dorëzimin e dokumentave mbi masakrën e Katinit në muajin maj.
XS
SM
MD
LG