Ndërlidhjet

Obama viziton trupat në sezonin e festave



Presidenti Obama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij afgan, Hamid Karzai, gjatë vizitës së paparalajmëruar në Afganistan.

Ai është takuar me trupat amerikane në Bagram të Afganistanit, nga ku bisedoi me presidentin Karzai, pasi udhëtimi drejt Kabulit u anulua për shkak të motit të keq.

Presidenti Obama shprehu besimin se trupat amerikane do të jenë të suksesshme në misionin e tyre.

Ben Rodes, këshilltar i presidentit Obama, the se qëllimi kryesor i vizitës ishte takimi me trupat në këtë sezon festash, mes Ditës së Falenderimeve dhe Krishtlindjeve.
XS
SM
MD
LG