Ndërlidhjet

Sarkozi viziton Indinë



Presidenti francez, Nikola Sarkozi, ka arritur në Indi për të zgjeruar bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve. Bashkëpunimi përfshin dhe fushat e energjisë bërthamore, mbrojtjes dhe hapësirës.

Ndalesa e parë është qyteti i Bangalores, që njihet si qendra e teknologjisë së informacionit në Indi.

India është një nga ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në botë. Vendet perëndimore përfshi dhe Shtetet e Bashkuara kanë shtuar vizitat në Indi, në qendër të të cilave janë marrëdhëniet ekonomike.
XS
SM
MD
LG