Ndërlidhjet

logo-print

Spanja përballet me krizë të trafikut ajror


Qeveria e Spanjës pritet të mbajë një takim emergjent sot, ndërsa zyrtarët thonë se mund të shpallet gjendje emergjencë kombëtare nëse kontrollorët e trafikut ajror nuk kthehen në vendet e tyre të punës.

Ministri i brendshëm, Alfredo Perez Rubalkaba tha se nëse shpallet gjendje emergjente, atëherë kontrollorët e trafikut ajror mund të paraburgosen dhe të përballen me dënim serioz me burg, për shkak se kanë dështuar të paraqiten në punë.

Qeveria të premten urdhëroi ushtrinë spanjolle që të marrë kontrollin mbi hapësirën ajrore të vendit pasi që shumë kontrollorë të trafikut ajror u paraqitën të sëmurë, në një mënyrë që duket të jetë koordinuar për të ndërprerë punën, në lidhje me pagat e kontestuara dhe kushtet e punës.

“Pushimi mjekësor” masiv ka çuar në mbylljen e aeroporteve dhe anulimin e fluturimeve për mijëra nejrëz.
XS
SM
MD
LG