Ndërlidhjet

Zanier, person kontaktues i OKB-së në dialogun Prishtinë-Beograd


Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier ka thënë se me vendim të sekretarit të përgjithshënm të OKB-së Ban Ki-Moon, ai së bashku me shefin e zyrës së OKB-së në Beograd, Endrju Gilmorin, është emëruar person kontaktues i OKB-së në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Formalisht, sekretari i përgjithshëm gjatë shkëmbimit të letrave me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Ketrin Eshton, më ka emëruar si person kontaktues, së bashku me shefin e zyrës së OKB-së në Beograd Endrju Glimorin“, ka thënë Zanier për gazetën serbe Politika.

“Në përputhje më këtë, ne i kemi treguar BE-së për problemet që ne konsiderojmë se duhet të kapërcehen përmes dialogut“, ka thënë Zanier.
XS
SM
MD
LG