Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Beogradi do bisedime të shpejta


Beogradi dëshiron sa më shpejt bisedime me Prishtinën si dhe pajtim historik mes serbëve dhe shqiptarëve, ka thënë ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.

Ai ka theksuar se është e domosdoshme që në bisedime të flitet edhe për statusin e Kosovës.

“Është e ditur se Beogradi dëshiron që bisedimet të fillojnë sa më shpejt dhe të arrihet një kompromis i pajtimit historik mes serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.

Ai ka vlerësuar se bisedimet fillestare mund të nisin ka fund i vitit.

Ndërsa, “ato më serioze”, Bogdanoviq, pret që të fillojnë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Bogdanoviq, ka thënë se në ekipin e Serbisë do të jenë të përfshirë edhe serbët e Kosovës.

Bogdanoviq duke folur për kundërshtimin e Kosovës për të biseduar për statusin, ka thënë se në fakt Prishtina nuk është e gatshme të bisedojë as për temat që kanë të bëjnë me çështjet e përditshme.

“Në dy muajt e fundit, Prishtina bën gjithçka, që sa më shumë ta shtyejë dialogun. Mendoj se kohërat kanë ndryshuar, se Prishtina dhe një pjesë e bashkësisë ndërkrmbëtare, që e ka mbështetur Prishtinën janë vetëdijësuar se dialogu do të ndodhë”, ka thënë Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG