Ndërlidhjet

Irani: Agjencia e OKB-së po dërgon "spiunë" në Iran


Ministri i Shërbimeve të Fshehta të Iranit, Hejdar Moslehi ka akuzuar sot Agjencinë e OKB-së për Energji Bërthamore se ka përfshirë “spiunë” në mesin e inspektorëve që janë dërguar për të monitoruar programin kontravers bërthamor.

Faqja e internetit të televizionit shtetëror, e ka cituar atë të ketë thënë se Agjencia e OKB-së, “ka futur spiunë të agjencive të huaja në mes të inspektorëve të saj” dhe se duhet të mbahet përgjegjëse për këtë.

Deklarata vjen në kohën, kur Irani pritet të marrë pjesë në bisedimet e javës së ardhshme në Gjenevë në lidhje me programin e tij bërthamor me zyrtarët nga SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania.
XS
SM
MD
LG