Ndërlidhjet

logo-print

Karzai dyshon në rrjedhjet e WikiLeaks


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai tha se ai dyshon se rrjedhjet diplomatike amerikane nga WikiLeaks janë të vërteta.

Në një nga publikimet e WikiLeaks, diplomatët amerikanë kanë thënë se një nga zëvendësit e Karzait i ka transportuar 52 milionë dollarë jashtë shtetit, por, se presidenti ka mbajtur sytë e mbyllur para deklaratave për korrupsionin.

“Nëse kjo do të ishte e vërtetë… qeveria amerikane na ka folur për çdo ditë për korrupsion, duke na sjellë shembuj për 5 mijë dollarë”, ka thënë në një konferencë për gazetarë me kryeministrin e Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, i cili po viziton Afganistanin.

“Si u bë që ata nuk i raportuan presidentit për rreth 52 milionë dollarë?”

“Kështu që ne nuk e dimë më se cka të bëjmë në këtë mes. A t’ju besojmë, a mos t’ju besojmë? Dhe unë nuk do t’ju besoja”, ka thënë Karzai duke iu referuar rrjedhjeve diplomatike.

Por, në anën tjetër, ministri afgan i financave ka tërhequr vërejtjen se rrjedhja e dokumenteve diplomatike do të dëmtojë relacionet amerikano-afgane. Ai ka hedhur poshtë një raport që e quan presidentin Hamid Karzain “një njeri jashtëzakonisht të dobët”.

Omar Zakilval ka thënë se më nuk do të ketë raporte të njëjta mes ministrave afganë dhe ambasadorit amrikan Karl Ajkenberi.
XS
SM
MD
LG