Ndërlidhjet

logo-print

Topi u kërkon ndihmë aleatëve


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se i është kërkuar ndihmë NATO-s në lidhje me përmbytjet që kanë përfshi një pjesë të veriut të vendit.

“I kemi kërkuar ndihmë NATO-s dhe ndihma do të vijë”, ka thënë presidenti Topi, i cili ka qëndruar në Shkodër për të parë nga afër situatën e përmbytjeve.

Presidenti Topi duke e lënë mënjanë politikën ka kërkuar bashkëpunim të banorëve me ushtrinë.

“Jemi në një momet kritik dhe akut, por kjo situatë po përballohet. Shqipëria po vuan reshjet e shiut. Nuk është momenti për debate”, ka thënë Topi.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kritikuar sot qeverinë për situatën e krijuar në veri.

"Vështirësitë e veriut janë një ferr i krijuar nga dështimi i qeverisë", ka thënë Rama në Pogradec.

Më herët kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë nje vizite ne Shkoder, urdhëroi evakuimin e banorëve të Torovicës, e cila ndan Shkodrën me qytetin e Lezhës.

Raportohet se në Torovicë niveli i ujit ka arritur në pikën kritike, ndërsa forcat e shumta të policisë, ushtrisë dhe banorë të fshatit po ndihmojnë për të forcuar argjinaturën.
XS
SM
MD
LG