Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Kthehen në punë kontrollorët e trafikut ajror


Autoritetet spanjolle të aroportit thanë se kontrollorët e trafikut ajror kanë filluar të kthehen në vendet e tyre të punës pasi që qeveria kërcënoi se do t’i ndjekë penalisht nëse nuk paraqiten në punë.

Autoriteti i aeroportit, AENA raportoi se 28 nga 58 sektorët e hapësirës ajrore të Spanjës, tashmë kanë kontrollorët në vendet e tyre të punës.

Më herët qeveria shpalli “gjendje kombëtare alarmi” që nënkuptonte se kontrollorët duhet të kthehen në punë, ose rrezikojnë të akuzohen për mosbindje ndaj ligjit dhe të përballen me burgim të mundshëm.

Vendi hyri në ditën e dytë të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror për paga më të mëdha, duke bllokuar qindra mijëra pasagjerë.
XS
SM
MD
LG