Ndërlidhjet

Zanieri në bisedimet Kosovë-Serbi


Lamberto Zanier
Lamberto Zanier
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, ka thënë se me vendim të sekretarit të përgjithshënm të OKB-së, Ban Ki-mun, ai së bashku me shefin e zyrës së OKB-së në Beograd, Endrju Gilmorin, është emëruar person kontaktues i OKB-së në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Formalisht, sekretari i përgjithshëm, gjatë shkëmbimit të letrave me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kethrin Eshton, më ka emëruar si person kontaktues, së bashku me shefin e zyrës së OKB-së në Beograd, Endrju Glimorin“, ka thënë Zanier për gazetën serbe "Politika".

“Në përputhje më këtë, ne i kemi treguar BE-së për problemet që ne konsiderojmë se duhet të kapërcehen përmes dialogut“, ka thënë Zanier.
XS
SM
MD
LG