Ndërlidhjet

Shkodër: Berisha urdhëron evakuim


Shkodër
Shkodër
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka urdhëruar evakuimin e banorëve të Torovicës, e cila ndan Shkodrën me qytetin e Lezhës.

Shefi i ekzekutivit, që vizitoi Shkodrën, ka dhënë urdhrin pasi rrezikohet çarja e argjinaturës.

Mediat shqiptare raportojnë se në Torovicë, niveli i ujit ka arritur në pikën kritike, ndërsa forcat e shumta të policisë, ushtrisë dhe banorë të fshatit po ndihmojnë për të forcuar argjinaturën.

Sot, edhe presidenti Bamir Topi ka vizituar Shkodrën dhe pjesë të tjera të veriut, të cilat u përmbytën nga të reshurat e mëdha të ditëve të fundit. Topi ka thënë se i është kërkuar ndihmë edhe NATO-s.

"I kemi kërkuar ndihmë NATO-s dhe ndihma do të vijë", ka theksuar ai.

Presidenti Topi, duke e lënë mënjanë politikën, ka kërkuar bashkëpunim të banorëve me ushtrinë.

“Jemi në një momet kritik dhe akut, por kjo situatë po përballohet. Shqipëria po vuan reshjet e shiut. Nuk është momenti për debate”, ka thënë Topi.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kritikuar sot qeverinë për situatën e krijuar në veri.

"Vështirësitë e veriut janë një ferr i krijuar nga dështimi i qeverisë", ka thënë Rama në Pogradec.

Sipas statistikave të Shtabit të Emergjencave, në rrethin e Shkodrës rezultojnë të përmbytur gjithsej 13.000 hektarë tokë, 2100 shtëpi, ndërsa mijëra të tjera janë të rrethuara nga uji. Të evakuuar janë 7944 persona.

Lexoni edhe këtë:
Zgjerohet harta e përmbytjeve
XS
SM
MD
LG