Ndërlidhjet

Bosnje: Evakuohen 2 mijë persona pas përmbytjeve


Autoritetet në Bosnje thanë se i kanë kërkuar armatës, policisë, zhytësve dhe vullnetarëve që të ndihmojnë evakuimin e njerëzve nga zonat e përmbytura gjatë natës në veri-perëndim të vendit.

Zyrtarët thanë se ekipet e shpëtimit kanë përdorur barkat për të ndihmuar rreth 2 mijë persona që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Bjelinë.

Disa lumenj të Bosnjës kanë dalë nga shtrati për shkak të të reshurave të mëdha.

Lumi Drina, ka shkaktuar më së shumti dëme, duke shtyrë autoritetet në Bosnje, Mal të Zi, dhe Serbi të evakuojnë mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG