Ndërlidhjet

Abas:Izraeli të marrë kontrolin e Bregut Perëndimor



Nëse dështojnë bisedimet për paqen, presidenti i Autoritetit Palestinez mund të shpërbëjë qeverinë dhe t'i kërkojë Izraelit të marrë kontrollin e plotë në Bregun Perëndimor.

Komentet e Abasit u bënë gjatë një interviste për televizionin palestinez. Ai shtoi se një lëvizje e tillë do të ishte përpjekja e fundit.

Shpërbërja e qeverisë palestineze do të nënkuptonte marrjen e kontrollit të plotë të Bregut Perëndimor dhe 2.2 milionë banorëve të atjeshëm.

Autoriteti Palestinez është krijuar në vitin 1994 me ndihmën ndërkombëtare dhe i hoqi Izraelit barrën e kontrollit në territoret palestineze.
XS
SM
MD
LG