Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi: India meriton ulëse të përhershme në KS


Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka thënë se India meriton ulësen e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“E di që sapo jeni zgjedhur në Këshillin e Sigurimit, por India meriton një ulëse të përhershme”, ka thënë Sarkozi, i cili ka arritur në Indi për të zgjeruar bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve.

Bashkëpunimi përfshin dhe fushat e energjisë bërthamore, mbrojtjes dhe hapësirës.

“Kontestimi i të drejtës për të siguruar qasje në energjinë civile bërthamore ka qenë një padrejtësi që i është bërë Indisë. Është absurde të ndalohet India nga zhvillimi i sektorit civil të energjisë bërthamore”, ka thënë Sarkozi në Bangalore, që njihet si qendra e teknologjisë së informacionit në Indi.

India është një nga ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në botë.

Vendet perëndimore përfshi dhe Shtetet e Bashkuara kanë shtuar vizitat në Indi, në qendër të të cilave janë marrëdhëniet ekonomike.
XS
SM
MD
LG