Ndërlidhjet

logo-print

Përmbytje në disa rajone të Kosovës


Në disa rajone të Kosovës vazhdon gjendja e rëndë nga përmbytjet, për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Njoftohet se situata më e rëndë është në rajonin e Gjakovës, Klinës, Dragashit dhe Vitisë.

Përmbytje me intensitet më të ulët janë regjistruar edhe në komunat e Suharekës, Drenasit dhe Ferizajt.

Lumenjtë Klina, Drini i Bardhë, Lumëbardhi, Sitnica dhe Mirusha kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur edhe shumë hektarë të tokave bujqësore.
XS
SM
MD
LG