Ndërlidhjet

Gjermania mbështet stabilitetin politik në Irak


Ministri i jashtëm gjerman Guido Vestervele ka thënë gjatë një vizite të papritur në Irak, se Gjermania pret dhe dëshiron të ndihmojë në stabilitetin politik të vendit.

“Ne i kemi tri mesazhe për Irakun. I pari është se ne llogarisim në stabilitetin politik, ne duam të marrim pjesë në stabilitetin politik dhe të japim kontriubutin tonë. Ne llogarisim në relacione të mira ekonomike; ekonomia e Gjermanisë është e gatshme që të përfshihet më shumë në Irak. Dhe së fundi, ne jemi të interesuar në çështjen e tolerancës dhe pluralizmit fetar, dhe në mënyrë të kuptueshme, mbrojtjes së të krishterëvë në Irak”, ka thënë Vestervele.

Ai po kryeson një delegacion biznes, duke shënuar vizitën e parë të një ministri të jashtëm evropian, që nga zgjedhjet parlamentare të 7 marsit.
XS
SM
MD
LG