Ndërlidhjet

OKB apelon t'i ndihmohet Afganistanit


Kombet e Bashkuara lansuan një apel për ndihmë prej 678 milionë dollarësh për Afganistanin.

Në Afganistan vlerësohet se rreth 7 milionë njerëz jetojnë në frikë se do të vdesin nga uria.

Ketrin Brag nga Departamenti i Emergjencave në OKB, shpalli apelin për vitin 2011, përmes një deklarate, në të cilën shfaqet shpresa se do të ndryshojë agjenda në atë humanitare në Afganistan, ndërsa ndihmat sipas saj do të jepen duke u bazuar në humanizëm, paanshmëri dhe neutralitet, në mënyrë që të shkojnë për njerëzit në nevojë.

Ndihmat në Afganistan në mënyrë të vazhdueshme janë kritikuar se po keqmenaxhohen dhe nuk po shkojnë në vendin e duhur.

Viktimat civile në Afganistan janë në nivelin më të lartë që nga 2001, ku një në pesë fëmijë afganë vdes pa i bërë 5 vjet për shkak të urisë, kushteve të dobëta shëndetësore, ose dhunës së shkaktuar nga lufta
XS
SM
MD
LG