Ndërlidhjet

Greqi: Arrestohen 9 të dyshuar për terrorizëm


Policia greke ka arrestuar nëntë persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete terroriste, ndërsa në bastisjet në Athinë, policia ka kapur një sasi të madhe të armëve dhe mjeteve eksplozive.

Njoftohet se policia ka kapur tri armë automatike, shtatë revole, 200 gram ekploziv të llojit TNT, katër bomba dhe 50 kilogramë të llojit tjetër të eksplozivit.

“Ky është një rast, të cilin policia është duke e ndjekur që një kohë të gjatë dhe operacioni gjendet ende në fazë të hershme”, ka thënë policia.

Zyrtarët kanë thënë se armatimi i gjetur është i ngjashëm me atë që e përdor grupi i majtë gueril “Sekti i Revolucionarëve”, i cili ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e një gazetari hulumtues dhe një polici të anti-terrorizmit.

Në Greqi ka edhe grupe tjera majtiste, aktivitetet e te cilave shpesh here kane perfunduar me viktima.
XS
SM
MD
LG