Ndërlidhjet

Irani sfidon Perëndimin një ditë para bisedimeve


Televizioni shtetëror iranian raportoi se Republika Islamike do të përdorë në një fabrikë të saj uraniumin e prodhuar në vend, një material i papërpunuar, që nevojitet për pasurimin e uraniumit.

Deklarata vjen vetëm një ditë para rifillimit të bisedimeve me fuqitë e mëdha.

Shefi i agjenicë iraniane atomike, Ali Akber Salehi e mirëpriti atë që ai e quajti “grupi i parë i tortave të verdha”.

Irani pritet që të diskutojë programin e tij bërthamor me fuqitë e mëdha në një samit në Gjenevë nga 6 deri më 7 dhjetor.

Perëndimi frikësohet se programi bërthamor i Iranit synon krijimin e bombës atomike.

Republika Islamike thotë se programi i saj është paqësor.
XS
SM
MD
LG