Ndërlidhjet

Avokati: Ndjekja e Asanzhit 'e motivuar politikisht'


Ndjekja e themeluesit të WikiLeaks Xhulian Asanzh duket se është e “motivuar politikisht”, ka thënë avokati i tij në një intervistë për televizionin BBC.

“Jam i shqetësuar nga motivet politike që duket të qëndrojnë pas kësaj”, ka thënë Mark Stivens.

Komentet e tij vijnë pasi që prokurorët suedezë lëshuan fletarrest ndërkombëtar për Asanzhin mbi akuzat për krime seksuale.

Asanzh theu heshtjen të premten, kur në një bisedë në internet tha se ka shtuar sigurinë pasi që ka marrë kërcënime me vdekje, pas publikimit të mbi 250 mijë dokumenteve diploamtike amerikane.

Në ditët e fundit, WikiLeaks publikoi disa nga rrjedhjet, duke shkaktuar stuhi ndërkombëtare, ndërsa u bënë publike vlerësimet personale të diplomatëve amerikanë për liderët e huaj.
XS
SM
MD
LG