Ndërlidhjet

Pakistan: Fletëarreste mbi vrasjen e Butos


Një gjykatë anti-terroriste ka lëshuar fletëarreste për dy zyrtarë të policisë, nën akuzat e ndërlidhura me atentatin ndaj ish kryeministres Benazir Butos.

Të dy zyrtarët, Saud Aziz, ish shef i policisë së qytetit të Ravalpindit, ku ka ndodhur sulmi- dhe zëvendësi i tij, Kuram Shahzad, akuzohen se kanë dështuar të ofrojnë siguri të mjaftueshme dhe se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe provave eventuale para se ato të mblidheshin.

Hetimi fillestar i qeverisë fajësoi individë të ndërlidhur me talebanët e Pakistanit dhe Al Kaidën për gjuajtjen me armë dhe sulmin vetëvrasës që e vrau Buton.

Në muajin prill, një raport i OKB-së tha se çdo hetim i sinqertë do të duhej të përfshinte edhe pjesëtarët e ushtrisë dhe të sigurisë së Pakistanit, si dhe kritikoi autoritetet se kanë penguar “në mënyrë të egër” përpjekjet e hetimeve.
XS
SM
MD
LG