Ndërlidhjet

Ambasadori amerikan në Slloveni mohon spiunimin diplomatik


Ambasadori i SHBA-së në Slloveni, Xhozef Musomeli ka mohuar përfshirjen në spiunazh të diplomatëve amerikanë në Slloveni.

Në një intervistë për televizionin slloven, pas publikimit të dokumetneve amerikane nga WikiLeaks, ambasaodri ka thënë se diplomatët nuk janë në Slloveni për të spiunuar.

Në mediat sllovene i është dhënë vëmendje e veçantë rrjedhjes së dokumenteve, sipas të cilave diplomatëve u është kërkuar që të mbledhin të dhëna personale për të gjithë politikanët e njohur, ndër të tjera edhe numrat e kredit-kartelave.

“Diplomatët nuk spiunojnë. Kjo do të ishte plotësisht e papranueshme”, ka thënë Musomeli, i cili ka thënë se para se gjithash “gjithçka duhet të shikohet në kuadër të kontekstit.

Posta diplomatike është „prerje dhe nuk është e tëra fotografia. Nëse filmi zgjat një orë, sekondat e prerë mund të japin përshtypje të shtrembëruar“, ka thënë Musomeli.

Ai po ashtu ka thënë se rrjedhjet diplomatike nuk do t’i shkaktojnë „dëmtim të përhershëm“ raporteve SHBA-Slloveni.
XS
SM
MD
LG