Ndërlidhjet

Afganistan: Shpërthim në bazë ushtarake, dy të vrarë


Zyrtarët thanë se një shpërthim në një bazë të ushtrisë në Afganistanin lindor ka lënë të vrarë të paktën dy njerëz.

Autoritetet thanë se shpërthimi ndodhi në sektorin tregtar të bazës së ushtrisë Gardez, ku tregtarët shesin mall për ushtarët afganë dhe trupat e NATO-s.

Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Nuk dihet nësë të vrarët ishin oficerë apo civilë.
XS
SM
MD
LG