Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: S'ka nevojë për ndërmjetësim të OKB-së


Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka nevojë që dikush të jetë ndërmjetësues në bisedimet me Serbinë.

Ai i bëri këto komente, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me caktimin e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, si person kontakti të OKB-së në dialogun Beograd-Prishtinë.

Megjithatë, Thaci nuk e ka përjashtuar rolin që duhet të kenë Brukseli dhe Uashingtoni në këto bisedime, ndërsa ka përsëritur se “me Serbinë do të bisedohet vetëm si dy shtete të pavarura dhe për interesat e qytetarëve të të dyja vendeve”.

Një ditë më parë, në një intervistë për mediat serbe, Lamberto Zanier ka thënë se sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon e kishte caktuar atë si dhe shefin e zyrës së OKB-së në Beograd, Endrju Gilmor, si persona kontaktues të OKB-së në bisedimet Prishtinë-Beograd.

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaci po ashtu ka thënë se Kosova vendos vetë për politikat ekonomike, duke iu përgjigjur kështu kritikave të FMN-së për premtimet e Thaçit për rritje pagash.

Ai në një konferencë për gazetarë ka shpalosur sot një siç u quajt pako e re stimuluese për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
XS
SM
MD
LG