Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Vazhdon beteja kundër zjarrit


Izraeli tha se nuk ka nevojë më për aeroplanë zjarfikësish për të ndalur zjarrin që shkatërroi pyjet në veri të vendit.

Aktualisht rreth 30 aeroplanë dhe helikopterë po luftojnë me zjarrin që shpërtheu të enjten.

Ndërkohë, qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu u ballafaqua me thirrje për tw bartur pasojat, pas zjarrit të madh katër-ditësh, nga i cili humbën jetën 41 njerëz.

Politikanët dhe ekspertët kërkuan dorëheqjen e disa zyrtarëve për dështim të shuarjes së zjarrit që djegu 5 mijë hektarë male, shkatërroi miliona drunj dhe dhjetëra shtëpi.
XS
SM
MD
LG