Ndërlidhjet

DV: Disa parti po shkelin Kodin e Mirësjelljes


Prishtinë

Prishtinë

“Demokracia në Veprim” ka bërë publikimin e disa të dhënave që kanë të bëjnë me veprimet apo aktivitetet e subjekteve politike, që vlerësohen se janë në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes.

“Kemi vërejtur raste në komunën e Prizrenit, ku PDK-ja, AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja kanë vendosur pano propaganduese të partive në murin dhe rrethojat e objektit të komunës së Prizrenit. Po ashtu, partitë politike po marrin fëmijë me vete, duke penguar, në disa raste, edhe procesin mësimor”, tha Albulena Sadiku, anëtare e bordit të "Demokracisë në Veprim".

Sadiku tha se disa nga partitë politike po shkelin Kodin e Mirësjelljes duke mos paraqitur kalendarin e aktiviteteve në kuvendet komunale zgjedhore.

Ndërkohë, për katër ditët e para të fushatës parazgjedhore, partitë politike në mediat e shkruara dhe në disa ueb-faqe të agjencive të lajmeve kanë shpenzuar mbi 60 mijë euro, pa përfshirë reklamat në televizione.

Driton Selmanaj, nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që ka bërë këtë monitorim, tha se partitë e mëdha janë ato që kryesisht po shpenzojnë më shumë para.

“Prin Partia Demokratike e Kosovës, me mbi 35 mijë euro shpenzime, pason Aleanca Kosova e Re, me mbi 14 mijë euro. Më pas vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 4 mijë euro, e pasuar nga FER-i dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Lidhja Demokratike e Dardanisë, Partia Demokratike Turke, Partia e Pavarur Liberale dhe Vetëvendosja nuk kanë shpenzuar asnjë para për këtë çështje”, tha Selmanaj.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG