Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 2 ushtarë të huaj dhe 2 civilë


Zyrtarët thanë se një shpërthim në një bazë të ushtrisë në Afganistanin lindor ka lënë të vrarë të paktën dy ushtarë të NATO-s dhe dy civilë.

Autoritetet thanë se shpërthimi ndodhi në sektorin tregtar të bazës së ushtrisë Gardez, ku tregtarët shesin mall për ushtarët afganë dhe trupat e NATO-s.

Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG