Ndërlidhjet

Shkup: Opozita proteston, kërkon zgjedhje të parakohshme


Opozita e udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Branko Cërvenkovskit, protestoi sot në Shkup dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Opozita kërkon formimin e komisionit parlamentar për vërtetimin e listës së votuesve si dhe për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve, dhe pas kësaj shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Nënkryetari i Lidhjes Social-Demokrate Zoran Zajer tha se vetëm me zgjedhjet e reja mund të përcaktohet se në çfarë drejtimi duhet të shkojë Maqedonia.

Zajer ka kritikuar kryeministrin Nikolla Gruevskin se në mënyrë të "papërgjegjshme" po menaxhon me Maqedoninë dhe e ka akuzuar atë për korrupsion.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë tha se deri më tash nuk është shënuar ndonjë incident.
XS
SM
MD
LG