Ndërlidhjet

logo-print

Edhe palestinezët ndihmojnë Izraelin


Izraeli tha se zjarrfikësit pothuaj e kanë ndalur plotësisht zjarrin vdekjeprurës i cili përfshiu një mal në Izraelin verior.

Autoritetet kanë thënë se zjarri do të fiket plotësisht në “orët e ardhshme”.

Zjarri që la të vdekur 41 njerëz, nxiti përpjekjet ndërkombëtare me aeroplanët e dërguar nga Rusia, Turqia, Greqia, Britania, Franca dhe një ofertë për ndihmë nga presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas.

Kryeministri Benjamin Netanjahu u shprehu mirënjohjen shteteve në fjalë.

“Kisha një bisedë shumë të mirë me të (Abasin), shumë të ngrohtë. I shpreha vlerësimin tim për këtë hap dhe për ngushëllimet që i ka dërguar, sikurse edhe të tjerët, dhe i thashë se ne jemi në fqinjësi të njëjtë”, tha Netanjahu.

Zjarrfikësi palestinez Ibrahim Ajash ka thënë se misioni për të ndihmuar Izraelin është paqësor.

“Jemi këtu për të ndihmuar në zjarrin në malin Karmel. Është për paqe dhe shpresojmë se do të ketë paqe“, tha në Haifa të Izraelit, palestinezi Ajash.
XS
SM
MD
LG