Ndërlidhjet

logo-print

Satelitët rusë humbin drejtimin, bien në Paqësor


Tre satelitë rusë, që u dërguan në orbitë për të kompletuar sistemin rus të navigimit, GLONASS, dolën nga kursi dhe ranë në Oqeanin Paqësor, jo shumë larg prej ishujve të Havajeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi humbjet, por tha se kjo nuk do të ndikojë në hapjen e sistemit të ri të pozicionimit.

Një zëdhënës i Agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos i tha Reuters-it se satelitët kanë humbur drejtimin dhe kanë shkaktuar një “situatë të paplanifikuar”.

Ai nuk konfirmoi përplasjen e mundshme.

Satelitët barteshin nga raket-mbajtësja “Proton- M”, e cila u lansua sot nga qendra hapësinore Baikounur në Kazakistan.

Sistemi Glonass, i zhvilluar nga ushtria ruse në të ’80-tat është si kundërpërgjigje e Rusisë ndaj GPS-it dhe sistemit Galileo të Evropës.
XS
SM
MD
LG