Ndërlidhjet

Iraku: Bota të respektojë verdiktin ndaj Tarik Azizit


Ministri i jashtëm irakian Hoshiar Zebari ka kundërshtuar sot thirrjen e ministrit të punëve të jashtme italiane, Franko Fratini, për ta mëshiruar Tarik Azizin, ministrin e epokës së Sadamit, i cili është dënuar me vdekje.

Zebari i kërkoi Italisë dhe shteteve tjera që ta respektojnë pavarësinë e drejtësisë së Irakut.

Ai i bëri këto komente pas takimit me Fratinin, i cili arriti në Irak në kuadër të turneut qe pati në Lindjen e Mesme.

Më herët, presidenti irakian, Xhelal Talebani ka thënë se nuk do ta nënshkruajë kurrë urdhrin për ekzekutim të Azizit, duke ruajtur qëndirmin e tij kundër dënimeve me vdekje.

74 vjeçari Tarik Aziz, është dënuar me vdekje më 26 tetor për shkak të shtypjes së partive fetare shiite në vitet e ’80-ta.
XS
SM
MD
LG