Ndërlidhjet

logo-print

Tutu e Havel kërkojnë nga Kina lirimin e nobelistit Liu


Kryepeshkopi e aktivisti i Afrikës Jugore, Dezmond Tutu dhe ish presidenti çek Vaclav Havel kanë kërkuar nga Kina që ta lirojë disidentin pro-demokracisë Liu Xhaobo, në mënyrë që t’i lejohet ta marë çmimin Nobel për Paqe të premten në Osllo të Norvegjisë.

Në një artikull të përbashkët në “Observer”, Tutu dhe Havel kanë thënë se mbajtja në burg e Lius është “emblemë e trishtuar e mostolerancës së qeverisë kineze”.

Ata kanë thënë se regjimi komunist i Pekinit rrezikon të humbasë kredibilitetin si një nga liderët botërorë nëse vazhdon me kufizimin e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG